Foto-ilustrim

Mungon Gjyqtari, Shtyhet Gjykimi i Xhavit Bicajt

Përsëri është shtyrë gjykimi ndaj Xhavit Bicajt, të akuzuarit për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

As sot nuk u dha fjala përfundimtare në gjykimin e Xhavit Bicajt, i cili akuzohet se u ka dërguar me email pyetjet me përgjigje të sakta dy prej kandidatëve që iu nënshtruan testit për drejtorë të klinikave të QKUK-së.

Kësaj here seanca e cila parashihej të mbahej në 14:30 është shtyrë në mungesë të kryetarit të trupit gjykues, Shashivar Hoti.

Bëhet e ditur se gjyqtari Hoti ka rast vdekjeje në familjen e tij.

Si rezultat, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Ndërkaq, në seancën e cila parashihej të mbahej më 21 shtator, mungoi prokurori i çështjes Feti Tunuzliu, për të cilin u tha se gjendej në pushim mjekësor.

http://kallxo.com/prokurori-mungon-ne-gjykimin-e-bicajt-per-shperdorim-detyre/

Në këtë proces gjyqësor, Bicaj akuzohet se u dërgoi me email pyetjet me përgjigje të sakta dy prej kandidatëve të konkursit për drejtorë të njësive të QKUK-së, dr. Sonja Blakajt dhe dr. Ramë Miftarit.

Vepra e pretenduar sipas aktakuzës ka ndodhur më 31 korrik dhe 3 gusht 2014.

Në seancën e mbajtur në muajin shkurt, Xhavit Bicaj e quajti “montim” rastin ndaj tij.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për këtë proces gjyqësor. Të gjitha raportet mund t’i gjeni në këtë link.