Fisnik Ismaili në DebatPernime - Foto: Atdhe Mulla

Mungon Gjyqtari në Gjykimin e Fisnik Ismailit për Gazin Lotsjellës

Seanca e sotme u shty për shkak se mungoi gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli, për të cilin u tha se gjendet jashtë vendit në udhëtim zyrtar.

Fisnik Ismaili akuzohet për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas Prokurorisë, Fisnik Ismailit më 30 nëntor të vitit 2015, rreth orës 10:45, pas kontrollit nga Policia e Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy bombola me gaz lotsjellës, të fshehura në këpucët e tij.

Aktakuza thotë se tendenca e Ismajlit kishte qenë t’i fuste bombolat me gaz lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

http://kallxo.com/policia-fisnik-ismailit-iu-gjeten-dy-bombola-gazi/