QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Mungesë e Dyshekëve për Shtretër në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk është duke pasur dyshekë të mjaftueshëm për shtretërit e pacientëve që po kurohen aty.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se një pacienti para operimit i është dashur vetë të sigurojë dyshekun e shtratit ku do të shtrihej.

Ministria e Shëndetësisë thotë për KALLXO.com se blerja e dyshekëvë për shtretërit në QKUK nuk është përgjegjësi e QKUK-së.

“Sa i përket furnizimit me dyshekë është përgjegjësi e vetë institucionit, për çfarë posedojnë edhe buxhetin e ndarë për këto çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa QKUK-ja thotë se përkundër furnizimeve të herëpashershme kane mungesa.

“Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, njofton se përkundër pranimit të krevateve dhe dyshekëve në disa klinika të QKUK-së, nevojat janë shumë të mëdha edhe për të paktën 250 shtretër e dyshekë të rinj”, thotë kjo zyrë.

Ajo njofton për furnizimet e disa klinikave me dyshekë dhe shtretër.

“Së fundmi janë furnizuar Klinika Infektive ku janë pranuar 70 shtretër e dyshekë donacion, si dhe në Kliniëna e  Neurologjisë 51, ndërsa  Mjekimi Intensiv Qendror pritet që këto ditë të furnizohet edhe me 40 shtretër specialë nga Ambasada Amerikane”, sqaron për KALLXO.com Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ndërsa Qendra Klinike Universitare e Kosovës thotë se po pret rishikimin e buxhetit për të blerë shtretër dhe dyshekë, nesë me këtë rishikim i ndahen para shtesë.

QKUK planifikon të blejë 300 shtretër bashkë më dyshekë dhe 1000 dyshekë të tjerë,

KALLXO.com ka shkruar edhe për mungesa tjera të pajisjeve dhe materialeve harxhuese në QKUK.

http://kallxo.com/qkuk-qe-1-vit-pa-aparature-te-gastroskopise/

http://kallxo.com/mungese-e-manteleve-sterile-ne-qkuk/