Gjykimi i Hamza Abazaj foto Kallxo.com

Mungesa e Përkthyesit sërish shtyn Gjykimin për Vrasje

Mungesa e përkthyesit suedez ka bërë që seanca fillestare në gjykimin për vrasje dhe plagosje sërish të shtyhet.
Edhe pse gjykata gjatë seancës së sotme kishte angazhuar përkthyes të gjuhës angleze, i akuzuari Hamza Abazaj, tha së nuk e kupton këtë gjuhë.

5 ditë me parë kur seanca fillestare u ndërpre, sepse i akuzuari Hamza Abazaj tha së nuk e kupton gjuhën shqipe dhe kërkoi përkthyes të gjuhës suedeze ose asaj angleze, sot gjatë vazhdimit të seancës fillestare tha së nuk e kupton gjuhën angleze.

http://kallxo.com/kerkohet-perkthyes-ne-gjykimin-per-vrasje/

Gjyqtari Sali Berisha, tha së kanë kërkuar përkthyes nga Ambasada Suedeze në Kosovë, mirëpo tha së kanë marr përgjigje se nuk mund të sigurohet një përkthyes prej tyre.

“Kemi kërkuar përkthyes përmes Ambasadës së Suedisë, por kemi marr përgjigje se nuk janë në gjendje ta sigurojnë”,tha gjyqtari.

Ai shtoi së është kontaktuar edhe një përkthyes i licencuar i gjuhës suedeze nga Peja, por i njëjti nuk ka mund të jetë prezent sepse gjendej jashtë vendit.

Berisha tha së pasi i akuzuari kishte deklaruar se njeh edhe gjuhën angleze dhe është angazhuar një përkthyes, i cili ishte prezent gjatë seancës.

Por, Hamza Abazaj, i akuzuar për vrasjen e Ibrahim Nezirajt në shkurt këtij viti në Pejë , tha së nuk e kupton gjuhën angleze kur u pyet nga gjyqtari Sali Berisha.

Avokati i të akuzuarit Hamza Abazaj, Muharrem Hoti e pranoi së seancën e kaluar i mbrojturi i tij kishte deklaruar së njeh gjuhës angleze.

Hoti tha së as ai nuk e njeh gjuhën angleze dhe nuk e di se klienti i tij a mund ta kuptojë atë gjuhë në termet juridike.