Muja: Banorët në ‘Dardani’ Uzurpatorë të Zorit

Deputeti Shaip Muja të larguarit nga banesat e uzurpuara në “Dardani” i quajti “uzurpatorë të zorit”.

“Dua të flas për banorët e ‘Dardanisë’ që krejt partitë u solidarizuan e askush nuk u bëri zgjidhje.. Ata uzurpatorë në vitin ‘99 kanë qenë uzurpatorë të zorit,” tha Muja.

Muja tha se institucionet në bashkëpunim me bankat mund t’ua mundësojnë këtyre banorëve blerjen me kredi të banesave ku jetuan nga viti 1999.

“Qeveria bashkë me komunën e përfaqësues të bankave mund të sjellin një ligj, të hyjnë në marrëdhënie kreditore e të marrin kredi për blerjen e tyre,” tha para deputetëve Muja.

Edhe në seancën e kaluar ishte diskutuar në Kuvend në lidhje më këto banesa.

http://kallxo.com/pdk-e-vv-debat-per-banesat-ne-dardani/

Policia e Kosovës me vendim të gjykatës filloi që t’i largojë disa familje nga këto banesa më 19 shtator. Ata që i kanë shfrytëzuar këto banesa janë takuar edhe me kreun e Kuvendit Kadri Veseli.

http://kallxo.com/te-debuarit-nga-banesat-ne-dardani-takim-kadri-veselin/

http://kallxo.com/policia-nxjerr-me-force-banoret-nga-banesat-e-uzurpuara/

http://kallxo.com/vazhdon-largimi-banoreve-nga-banesat-e-uzurpuara/

http://kallxo.com/vendimi-per-lirimin-e-banesave-datonte-nga-viti-2008/