Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Muhedin Nushi Emërohet Nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Ky emërim vjen pas zgjedhjes së nënkryetarit të deritashëm, Dardan Sejdiut, në postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për emërimin e nënkryetarit të ri e ka bërë vetë kryetari i Komunës.

“Z. Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar në profilin e tij Shpend Ahmeti.

I pari i kryeqytetit e ka falënderuar Dardan Sejdiun për “arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013” dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e re.