Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Muhaxheri: Nuk e Kuptojmë Pse Vetëvendosje S’po Pranon Rinumërim të Votave

Gazmend Muhaxheri, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se partia e tij nuk po e kupton përse Vetëvendosje nuk po pranon rinumërim të votave të balotazhit në Prishtinë.

“Ne mendojmë se është cenuar e drejta e kandidatit tonë Abrashi për rinumërim të votave. Një e drejtë demokratike për të parë a është fitorja ashtu siç është. Nuk po mundemi të kuptojmë frikën e VV-së për rinumërimin të votave. Është proces i hapur dhe normalisht nuk mund të pranohen rezultatet kur ka dyshime. Sikur të ishin të sigurt në fitore nuk do të kishin hezitim për rinumërim të votave për të pasur një rezultat të pranueshëm edhe nga pala jonë”, ka thënë Muhaxheri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Sa i përket Istogut, ku Gani Dreshaj i AAK-së pas numërimit të votave me kusht mori shumicën e votave për të përmbysur rezultatin ndaj Haki Rugovës së LDK-së, Muhaxheri ka thënë se në këtë komunë ka pasur vota edhe të njerëzve të vdekur.

“Kanë manipuluar me ndjenjat e qytetarëve dhe kanë dërguar 1300 fletëvotime me postë që janë identike njëra me tjetrën. Ka njerëz të vdekur që kanë votuar. Duhet të ndiqet procesi nga organet kompetente”, ka shtuar më tej ai.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-fiton-prishtinen/

Pas numërimit të 11 kutive me vota me kusht dhe me vota me postë Shpend Ahmeti ka dalë fitues në garën për Prishtinën me diferencë 365 vota. /21Media