Hanefi Muharremi. Foto: Kallxo.com

Muharremi: Nuk Kam Nënshkruar Asgjë për Autostradën e Gjilanit

Ish- ministri në detyrë i Infrastrukturës Hanefi Muharremi, ka deklaruar se nuk e ka nënshkruar tenderin për autostradën Prishtinë- Gjilan, pasi komisioni vlerësues ia kishte dorëzuar dosjen pikërisht në ditën kur ai ia kishte dorëzuar detyrën ministrit aktual Pal Lekaj.

Muharremi, siç transmetoi kësaj radhe  “Drejtësia në Kosovë”, ka deklaruar se nuk do të nënshkruante asnjëherë diçka që, sipas tij, nuk ka patur fare kohë ta analizojë. Ai thotë se disa herë i ka pyetur shefin e prokurimit se a është gjithçka në rregull me tenderin multi-milionësh të autostradës Prishtinë- Gjilan.

“Drejtësia në Kosovë” në hulumtimin e sontëm solli detaje dhe dëshmi të manipulimeve që ishin bërë për t`i eliminuar nga gara së paku 12 operatorët ekonomikë me oferta më të lira për mbi 33 milionë euro se sa ofertat e kompanive që ishin përzgjedhur për kontratë.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, solli detaje për anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës dhe kthimin e lëndës në rivlerësim nga OShP. Po ashtu u dhanë detaje për kërcënimin e shefit të OShP-se dhe deklaratat e Sami Lushtaku, emri i të cilit u përfol në rastin e kërcënimit të Dinës.

https://www.youtube.com/watch?v=07HZku0RJ0g&feature=youtu.be&t=21m37s