Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë serbe, Marko Gjuriq, në Gazimestan - Foto: KALLXO.com

MPJ: Gjuriqi në Kosovë me Leje të Institucioneve Kosovare

Për hyrjen e tij në territorin e Kosovës ai ka marrë leje nga institucionet kosovare.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme.

“Po, ka pasur leje, shkaku i festave. Me leje pasi që nëpër festa asnjëherë nuk janë ndaluar, edhe pelegrinë ka pasur shumë”, tha Xhema i pyetur nga KALLXO.com.

Marko Gjuriqi u pa sot në mesin e serbëve të cilët erdhën për shënimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës.

Në shtator të vitit të kaluar Policia e Kosovës kishte ndërprerë vizitën e Gjuriqit në Graçanicë me arsyetimin se kishte shkelur marrëveshjen për të mos përçuar mesazhe politike.

KALLXO.com pati raportuar në dhjetor të vitit të kaluar se Gjuriq ka hyrë në Kosovë i maskuar dhe pa lejen e askujt.

http://kallxo.com/mpj-gjuriqi-hyri-ne-kosove-i-maskuar/

Ministria e Punëve të Jashtme atë kohë pati thënë se hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët.

Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, KALLXO.com pati shkruar edhe se Prokuroria nuk po e ndjek Gjuriqin për kalim ilegal.

http://kallxo.com/prokuroria-nuk-po-e-ndjek-gjuriqin-per-kalim-ilegal/