MPJ e Pasigurt për Aplikim në UNESCO

Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se ende nuk dihet nëse Kosova do të aplikojë sivjet për anëtarësi në UNESCO.

“Ne duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme por në të njëjtën kohë të evitojmë një dështim tjetër. Ky është parimi udhëheqës në këtë fazë. Unë besoj që kemi avancim. Nuk kemi vendim sot se a do të aplikojmë apo jo“, tha Murtezaj.

Murtezaj para Jeta Xharrës gjithashtu diskutoi për arsyet e dështimit të Kosovës për pranim në UNESCO vitin e kaluar.

Ai këtë mossukses ia atribuon kryesisht lobit negativ serb dhe kohës së shkurtër për përgatitje për aplikim

Emisioni “Jeta në Kosovë”, këtë javë i dedikohet përgatitjes së Kosovës për aplikimin e dytë për pranimin në organizatën UNESCO.

Për këtë çështje diskutuan edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, studiues nga Serbia dhe ambasadorë të jashtëm të përfshirë në këtë aplikim.

Emisionin e plotë  ‘Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: