MPB-ja Blen 990 Euro Nëntë ‘Hyjnesha në Fron’

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për 1 euro i ka mbyllur derën konkurrencës, duke blerë nëntë Hyjnesha në Fron” me procedurë të mbyllur të kuotimit.

Një “Hyjneshë në Fron” Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka kushtuar 110 euro, ndërsa të gjitha 990 euro.

“MPB ka planifikuar të blejë nëntë “Hyjnesha në Fron”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për KALLXO.com.

Sipas ministrisë, këto blerje do të shërbejnë për qëllime protokollare.

Kjo blerje e ministrisë është një imitim i “Hyjneshës në Fron” simbolit-idhull të gjetur te Tjerrtorja në Prishtinë, ndërsa i takon periudhës së neolitit që nis nga shekulli 7 dhe përfundon te shekulli 4 para erës sonë,

Blerja është bërë të ditur me publikimin e njoftimit për nënshkrim të kontratës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Për të realizuar këtë aktivitet të prokurimit, Ministria e Punëve të Brendshme kishte parashikuar kontratë në vlerë prej 999 eurove dhe me procedurë të mbyllur.

Vlera e parashikuar e kontratës prej 999 eurove është në kufirin që ndan procedurën e hapur të koutimit dhe procedurën e mbyllur përmes përzgjedhjes së tri kompanive me një dallim për vetëm 1 euro.

Kjo ministri, tregon arsyen pse janë ndarë saktësisht kaq mjete për përdorimin e procedurës së mbyllur.

“Vlera e parashikuar është bazuar në hulumtimin e tregut”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për KALLXO.com.

KALLXO.com ka shkruar edhe për blerje tjera të luksit nga ministritë dhe institucionert tjera të Kosovës.

http://kallxo.com/blerjet-e-luksit-buxhetin-e-varfer-te-kosoves/