MPB Deklarohet Sot për Gjobën 5 Milionëshe

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të mbajë sot konferencë për media lidhur me lajmin e përhapur dje se Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris ka marrë vendim dënues për Kosovën në lidhje me tenderin për pasaportat biometrike.

Organizimin e konferencës e konfirmoi për KALLXO.com Rroksana Qarri, drejtoreshë e Zyrës për Komunikim Publik e MPB-së.

Kur janë bërë më shumë se 24 orë nga publikimi i lajmit për këtë gjobë të vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris ndaj shtetit të Kosovës që ka të bëjë me skandalin e pasaportave të shtetit të ri, ende asnjë zyrtar institucional i Kosovës nuk është prononcuar lidhur me vendimin.

Sipas lajmit të publikuar dje Qeveria e Kosovës është dënuar me rreth 5 milionë euro, të cilat duhet t’ia paguajë brenda 14 ditësh shtypshkronjës shtetërore austriake “Osterreichische Staatsdurckerei”, pasi ka humbur rastin gjyqësor për pasaportat biometrike.

Ministria e Brendshme në Arbitrazh në Paris