Beatrisa Pista-Demiri | Foto: KALLXO.com

Motra e Elvis Pistës në Listën e PDK-së

Beatrisa Pista-Demiri, motra e ish- kandidatit për deputet të Kosovës është brenda listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së.

Hajdar Beqa, ish-deputeti i kësaj partie tha se Beatrisa Pista-Demiri ka qenë e propozuar për t’u futur në listën e kandidatëve.

“Po, Beatrisa ka qenë e propozuar, ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë”, tha Beqa për KALLXO.com.

Edhe ish-kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti tha për KALLXO.com se nuk e dinte nëse Beatrisa Pista-Demiri ka hyrë në listën përfundimtare për deputetë.

KALLXO.com ka kontaktuar vazhdimisht Beatrisa Pista-Demirin për ta pyetur nëse është pjesë e listës së deputetëve të PDK-së, por telefoni i saj gjatë tërë ditës ka qnë i mbyllur.

Burime të KALLXO.com konfirmojnë se Pista-Demiri dhe djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti janë në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së.

Elvis Pista, vëllai i Beatrisës në zgjedhjet e 2014-ës konkurronte për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Komuna e Rahovecit në listën e PDK-së, kur u vra derisa po dilte nga një restorant.

http://kallxo.com/varroset-elvis-pista/

Në varrimin e tij mori pjesë dhe u pa i përlotur edhe Kadri Veseli, kreu i PDK-së.

Beatrisa Pista-Demiri ishte më e zëshmja për ndriçimin e vrasjes së vëllait të saj. Ajo kishte thënë për KALLXO.com se për vrasjen e Elvis Pistës nuk po intervistohen njerëz të profilit të lartë.

http://kallxo.com/familja-e-elvis-pistes-nuk-po-intervistohen-njerezit-e-profilit-te-larte/

KALLXO.com kishte shkruar vjet edhe për detajet se si u vra Elvis Pista.

http://kallxo.com/elvis-pista-u-qellua-nga-7-metra/

PDK-ja ende zyrtarisht nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve të saj për deputet. Kjo parti në zgjedhjet e 11 qershorit do të garojë bashkë me AAK-në e Nismën dhe disa parti më të vogla.