Moti Sot në Kosovë

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtëra me diell.

Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen”, njofton IHMK.

Po ashtu, sipas parashikimeve, do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare. Ndërsa, javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale./21Media