Moti sot, i kthjellët dhe i nxehtë

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë – deri në 28 gradë.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga pesë deri në 12, kurse më e larta e ditës nga 25 në 28 gradë.

Ditët e ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.

Të martën, të premten dhe për fundjavë, mund të ketë reshje lokale deri në stuhi.

Situata biometeorologjike do të ngacmojë pacientët kronikë.

Kujdes u këshillohet njerëzve me sëmundje të zemrës.

Ky mot mund të përcillet edhe me dhimbje tē kokës dhe pagjumësi./21Media