Pamje nga vërshimet e mëparshme në Shqipëri - Foto: REL/Reuters

Moti në Shqipëri drejtë Përmirësimit

Duke filluar nga pasditja e sotme pritet që moti të përmirësohet në Shqipëri, pas përmbytjeve të shumta që përfshinë pothuajse të gjithë Shqipërinë.

Parashihet që sot pjesa më e madhe e vendit të mbetet me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu, ndërsa parashihet dëborë në zonat malore.

Në mesditë moti përmirësohet dukshëm në zonat Veriore – Qendrore, ndërsa pritet përmirësim i motit gradualisht edhe në zonat Jugore deri në mbrëmje. Temperaturat do të ulen me 3°C gjatë mëngjesit.