Të rrezikuara objektet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Moti i Keq Prek edhe Trashëgiminë Kulturore

Disa objekte të trashëgimisë kulturore u dëmtuan nga vërshimet në Shqipëri.

Reshjet e dendura që vijojnë prej 48 orësh dhe situata e rënduar nga moti i keq, ka sjellë dëme edhe në objektet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

NDËRLIDHUR

Është Ministria e Kulturës e cila thekson se po monitoron me kujdes situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, ndërsa ka bërë publike edhe objektet e dëmtuara nga vërshimi i ujit.

Konkretisht, është duke u monitoruar me kujdes Ura e Golikut, e cila është nga më të rrezikuarat. Një grup pune po inspekton dhe monitoron objektin.

Gjithashtu, problematike duket situata në Kishën e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture, e cila është në zonë të përmbytur. Forumi Bizantin në Durrës për shkak të rreshjeve ka rrëshkitje të dherave dhe disa gurëve të mbushjes së trotuarit.

Megjithatë, sipas ministrisë deri më tani nga raportimet periodike nuk ka emergjenca në objektet e trashëgimisë, por situata të kontrollueshme në disa pika ku janë paraqitur probleme për shkak të përmbytjeve dhe rreshjeve masive.

02 Dhjetor 2017 - 09:29

RTV21 02/12/2017 - 09:29
NDËRVEPRIMI5