Moti, i Ngrohtë dhe me Erë të Lehtë

Mbi vendin tonë sot do të jetë mot i ngrohtë dhe me erë të lehtë.

Pasdite dhe në mbrëmje ka mundësi për zhvillime të vranësirave.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 10 në 16 gradë, kurse gjatë ditës më e larta nga 24 deri në 28 gradë.

Deri të enjten, moti do të jetë i ndryshueshëm, me re dhe i freskët, pjesërisht me reshje të shkurtëra me shi, ndonjëherë të shoqëruar nga stuhi.

Pastaj do të jetë kryesisht me diell dhe pak më i ngrohtë./21Media