Foto: RTV 21

Mot me Vranësira e Reshje

Pas disa ditësh me mot të butë, gjykuar sipas ecurive sinoptike, sot do të kemi mot me vranësira të cilat kohë pas kohe do të sjellin reshje shiu e vend-vende edhe reshje bore.

Temperaturat do të lëvizin në mes minus 3 e 2 gradë Celsius.

Edhe nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shqote.

Temperaturat do të sillen në mes minus 3 e 3 gradë Celsius.

E sa i përket javës së ardhshme, meteorologët parashohin mot me vranësira të pjesshme, por temperaturat do të shënojnë rënie.

Në mëngjes ato do të sillen në mes minus 7 e minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalja ditore mund të arrijë deri në 5 gradë Celsius./21Media