Ilya Yashin, politikan opozitar rus - Foto: REL

Moska Ndalon Marshin Opozitar

Gjykata e qytetit të Moskës ka ndaluar mbajtjen e një marshi të planifikuar nga politikani opozitar, Ilya Yashin.

Marshi ishte planifikuar të mbahej më 24 dhjetor në Moskë.

Yashin e ka bërë të ditur këtë njoftim përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar një ditë më herët se do të nisë festivalin “Dita e Lirë e Zgjedhjeve” në Parkun Lermontov, duke shtuar se ligjvënësit nuk duhen të marrin aprovim paraprak nga autoritetet e qytetit për të zhvilluar një organizim.

Ai ka thënë se pavarësisht kësaj do të ankohet dhe përgatitjet për marsh do të vazhdojnë.

Sipa Yashing, vendimi i gjykatës ka qenë i ndikuar nga autoritetet e Moskës.

Mbështetësit e politikanit opozitar, Aleksei Navalny janë gjithashtu duke përgatitur marshe në 20 qytete ruse, duke përfshirë edhe Moskën më 24 dhjetor.

Navalny ka bërë fushatë nga viti i kaluar, mirëpo zyrtarët ligjorë kanë thënë se ai nuk mund të kandidojë për shkak të një dënimi penal, për të cilin ai beson se ishte i motivuar politikisht.

Ky vendim i gjykatës vjen vetëm dy ditë pasi ka nisur edhe zyrtarisht fushata presidenciale në Rusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar më 6 dhjetor për vendimin e tij se do të kandidojë edhe për një tjetër mandat.

Kritikët qeveritarë kanë thënë se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë të manipuluara nga autoritetet. (REL)