array(1) {
  [0]=>
  array(2) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(57) "https://kallxo.com/monitorimi-financave-publike-ne-rajon/"
  }
}

Monitorimi i Financave Publike në rajon

OShC-të si Partnerë të Barabartë në Monitorimin e Financave Publike

 

Ky projekt bashkëfinancohet nga Komisioni Europian

Nga fillimi i vitit 2016 një grup prej 10 organizatave nga 7 shtete së bashku do të implementojnë projektin “OShC-të si Partnerë të Barabartë në Monitorimin e Financave Publike” për katër vjetët e ardhshëm.

Edhe pse OShC-të në Ballkanin Perëndimor tashmë kanë zbatuar disa nga aktivitetet e monitorimit të financave publike dhe institucioneve financiare, këto aktivitete nuk janë kryer në mënyrë sistematike.

Për më tepër, ndikimi i OShC-ve brenda rajonit mbi politikë-bërje dhe vendimmarrje në financat publike, është i dobët. Prandaj, OShC-të njohën rritjen e nevojës për monitorim sistematik të financave publike dhe institucioneve publike. Niveli i njohurive në rajon mund të përmirësohet përmes shkëmbimit të njohurive në mes partnerëve dhe rrjeteve të tjera të OShC-ve.  Në shtetet e targetuara, niveli i njohurive mbi financat publike në mesin e publikut të gjerë është mjaft i ulët, kështu që financimi publik duhet të sillet më afër qytetarëve.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i nivelit të transparencës dhe llogaridhënies në politikë-bërje dhe vendimmarrje në fushën e financave publike, nëpërmjet forcimit të rolit dhe zërit te OJQ-ve në monitorimin e institucioneve që operojnë në fushën e financave publike. Në këtë mënyrë, projekti do të ngre nivelin e njohurive të OShC-ve mbi financat publike dhe IFN-të dhe do të përmirësojë kapacitetet e OShC-ve në monitorim. Përvec kësaj, projekti do të ndihmojë në avokimin për transparencë, llogaridhënie, dhe efikasitet nga institucionet publike në financat publike.

Për më tepër, ky projekt do të krijojë njohuri në avokimin për qëndrueshmëri, transparencë, dhe llogaridhënie mbi financat publike dhe IFN-të. Po ashtu, do të rrisë rrethin e rrjetit dhe bashkëpunimin e OShC-ve në monitorimin e financave publike në nivel rajonal dhe atë të BE-së.

Së fundi, ajo do të ngre nivelin e të kuptuarit të medieve dhe publikut të gjerë, mbi sfidat në sektorin e financave publike dhe ndikimet e INF-ve.

Aktivitetet kryesore të projektit janë hulumtimi dhe monitorimi, avokimi, ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive/praktikave dhe rrjetëzimi në katër tema specifike:

borxhi publik,

partneritetet publiko-private,

taksat dhe

Infrastruktura publike

 

 

………………………………………………………………

 

Informata të Përgjithshme

 

Projekti: “OShC-të si Partnerë të Barabartë në Monitorimin e Financave Publike”

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në financat publike në shtetet e targetuara dhe forcimi i rolit të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) në monitorimin e performancës së institucioneve në këtë fushë.

Objektivat specifike

  1. Zhvillimi i mëtutjeshëm i njohurive te OShC-ve mbi financat publike, Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) dhe përmirësimi i nivelit të kapaciteteve te OShC-ve rreth monitorimit të financave publike dhe IFN-ve;
  2. Zhvillimi i njohurive rreth avokimit për qëndrueshmëri, transparencë dhe llogaridhënie mbi financat publike dhe IFN-të;
  3. Ngritja e nivelit të rrjeteve dhe bashkëpunimit në mes të OShC-ve mbi monitorimin e financave publike në nivelin rajonal dhe atë të Bashkimit Evropian;
  4. Avokimi për transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet nga institucionet publike mbi financat publike;
  5. Niveli më i lartë i fokusit mbi nevojat e qytetarëve në procesin e politikë-bërjes;
  6. Ngritja e nivelit të njohurive të medieve dhe të publikut të gjerë mbi sfidat e hasura në financat publike dhe ndikimin e IFN-ve.

 

Grupet e targetuara

  • OSHQ-të dhe organizatat bazë në shtetet e targetuara që monitorojnë ose dëshirojnë të monitorojnë fushën e financave publike;
  • Autoritetet publike/vendimmarrësit (parlamentet, ministritë, shërbyesit civilë, stafi kyç i IFN-ve, institucionet e BE-së…) në shtetet e targetuara dhe BE;
  • Mediet, kryesisht ato nacionale dhe ndërkombëtare, po ashtu, mediet lokale e rajonale, duke përfshirë ato në internet.

 

Përfituesit finalë

  • OShC-të dhe organizatat bazë në shtetet e targetuara të cilat njihen nga autoritetet publike si efektive dhe llogaridhënëse, ndërsa kanë mundësinë  të përfshihen në mënyrë të barabartë në procesin e dialogut me autoritetet;
  • Autoritetet publike në shtetet e targetuara dhe në EU të cilat do të përfitojnë nga analiza konstruktive mbi joefikasitetin dhe nivelin e ulët të transparencës në financat publike,të përcjellë me rekomandimet mbi asgjësimin e problemeve;
  • Publiku i gjerë, për shembull, qytetarët e shteteve të targetuara të cilët paguajnë taksa dhe taksat e të cilëve do të mblidhen dhe do të shpenzohen në mënyrë më transparente dhe efikase.

 

 

 

Rezultatet e pritshme

  • Përmirësimi i nivelit të dijes dhe ngritja e kapacitetit tek OShC-të mbi ofrimin e propozimeve të politikave, analizës dhe garantimit të përfshirjes së tyre në procesin e vendimmarrjes në fushën e financave publike dhe disa tema specifike;
  • Njohja dhe pranimi i rolit dhe zërit të OShC-ve në garantimin e qeverisjes së mirë dhe përfshirjen e propozimeve të politikave;
  • Zhvillimi i mëtutjeshëm i njohurive të qytetarëve mbi temat e caktuara të projektit;
  • Forcimi i kapacitetit organizativ për të siguruar monitorimin dhe vlerësimin e ndikimit të punës, mirëmbajtjen e rrjetit të impaktit të punës dhe mbështetjen e rrjetit;
  • Përcaktimi i një rrjeti të qëndrueshëm rajonal, monitorues dhe mbikëqyrës. i cili mundëson përpilimin e analizave, njeh problemet kyçe, propozon zgjidhje dhe avokon për ndryshim.

 

 

…………………………………………………………………..

 

PARTNERËT E PROJEKTIT

Partnerët e projektit

 

Përveç BIRN-it, partnerët e tjerë të projektit janë:

Fondacioni Krahët e Shpresës, Bosnjë dhe Hercegovinë

Qendra për Ekologji dhe energji, Bosnjë dhe Hercegovinë

Za Zemiata, Bullgari

Analytica, Shoqata për Hulumtim të Politikave, Maqedoni

MANS, Rrjeti për Afirminin e Sektorit të OJQ-ve, Mali i Zi

CEKOR, Qendra për Ekologji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Serbi

Fractal, Serbi

Focus, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm, Slloveni

EnaBanda, Shoqata për Aktivitete Kulturore dhe Hulumtuese, Slloveni

 

Duke klikuar në emrin e një partneri, ju do të ridrejtoheni ne faqen e tyre zyrtare.