Dardan Molliqaj në Debat pernime. Foto: Atdhe Mulla

Molliqaj: Të Dalin Para Drejtësisë ata që i Arrestuan Padrejtësisht Aktivistët

Ish sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tani deputet ka shkruar për lirimin nga paraburgimi të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, “përndjekja e montuar politike” ndaj aktivistëve duhet të përfundojë duke i sjellë para drejtësisë, ata që i arrestuan padrejtësisht. 

Ky është postimi i plot i Dardan Molliqajt

 

Lirohen nga paraburgimi Atdheu, Egzoni dhe Frashëri. Pikërisht sot, në ditëlindjen e Astrit Deharit, kur ai do të duhej të ishte në mesin tonë duke festuar ditëlindjen e tij.

Kjo përndjekje e montuar politike ndaj aktivistëve tanë duhet dhe do të përfundoj duke i sjellur para drejtësisë ata që padrejtësisht arrestuan aktivistët dhe si pasojë na e morrën Astritin.