Molliqaj “Proteston” Para Veselit

Deputeti Dardan Molliqaj në shenjë proteste për mos dhënien e fjalës nga Kadri Veseli, ka qëndruar për më shumë se 15 minuta afër foltores së tij në shenjë proteste.

Ai derisa ka diskutuar me Veselin, është parë teksa protestonte për mënyrën e udhëheqjes së seancës dhe procedura tjera që lidheshin me seancën.

Krejt kjo pakënaqësi e Molliqajt ndodhi në momentin kur deputeti i LDK-së, Kujtim Shala i kërkoi deputetit Frashër Krasiqit t’i tregojë emrat e deputetëve të LDK-së që procesin gjyqësor ndaj tyre e kanë quajtur terrorist.

Këtu ka reaguar Dardan Molliqaj, i cili po kërkon fjalën por nuk iu lejua nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i tha Molliqajt që nuk ia ka përmendur atij emrin. Molliqaj ka qëndruar më shumë se 15 minuta duke diskutuar me Veselin në shenjë proteste, për shkak se nuk po iu lejohet të flas.