Mogherini gjatë konferencës | Foto: Atdhe Mulla

Mogherini: Ratifikimi i Demarkacionit Zhbllokon Liberalizimin

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, në një konferencë të përbashkët për gazetarë në të cilën nuk u lejuan pyetje, duke folur për kushtet për liberalizim vizash, bëri thirrje për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit me Serbinë.

“Por është edhe kushti tjetër dhe i fundit, ai i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Është momenti i fundit që kjo të ndodhë dhe ju të fitoni liberalizimin e vizave. Unë do të doja që këtë ta thoja me zë të lartë, por duket se nuk kam nevojë, pasi kemi numër të madh të mediave këtu, që do ta përqojnë këtë mesazh”, porositi Mogherini.

Ajo u bëri thirrje subjekteve politike që të unifikohen për interesa të vendit.

“Partitë politike t’i mbajnë dallimet në politikë, që janë vitale, por besoj që partitë politike e kanë të qartë se kur të vijë puna te interesat e popullit e kanë për detyrë ta kalojnë politikën e të pajtohen që vendi të ecë perpara”, tha Mogherini.

Në adresimin e saj për media Mogherini foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për urën e Ibrit në Mitrovicë të cilën po e rehabiliton Bashkim Europian, e të cilën do ta vizitojë sot Mogherini.

“Ura nuk do të shënojë më konfrontim, por do të bëhet simbol i një marrëdhënie të re mes shqiptarëve e serbëve,” tha Mogherini.

Mogherini-Mustafa-Press Point-001

Në konferencë, Kryeministri Isa Mustafa tha se ia shprehu Mogherinit përkushtimin e Kosovës për rrugën europiane.

“Shpreha përcaktimin e paluhatshëm për rrugën evropiane dhe se Kosova e sheh veten si anëtare të BE-së. E informova që Kosova po punon me përkushtim të larte për implementimin e MSA-së”, tha Mustafa.

Ai tregoi se iu ankua Mogerinit për bojkotin e deputetëve dhe ministrave të Listës Serbe që sipas Mustafës po mban peng statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë për Mustafën dialogu është alternativë e pazëvendësueshme.

E njoftova se ne e shohim dialogun si alternativë të pazëvendësueshme, se jemi të gatshëm që të vazhdojmë dialogun me Serbinë edhe përkundër kundërshtimeve që i kemi nga opozita

Mustafa tha se kërkoi ndihmën e BE-së edeh për tejkalimin e dallimeve me opozitën rreth marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Mogherini përveç me Mustafën, u takua sot edhe me Presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ndërsa do të zhvilojë takime dhe me krerët e subjekteve politike.

Mogherini-Mustafa-Press Point-013