Mocionistët Kundër Qeverisë Mustafa në Koalicion Parazgjedhor

Me këtë marrëveshje janë bërë bashkë në një listë të vetme të kandidatëve partitë të cilat e iniciuan dhe mbështetën mocionin e mosbesimit kundër qeverisë PDK-LDK të drejtuar nga Isa Mustafa, e cila u rrëzua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja gjithashtu e ribën bashkë në listë të kandidatëve kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn me kolegët e dikurshëm të PDK-së, parti nga e cila u nda katër vjet më parë.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve për koalicione parazgjedhore në KQZ skadoi sonte në mesnatë.

Kanë aplikuar pesë koalicione.