Hedhja e gazit në një seancë të Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Mocioni në Kuvend Shtyn Seancën Gjyqësore për Gazin Lotsjellës

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi dhe ai i NISMA-s, Haxhi Shala, ka qenë dashur të dalin para gjykatës për t’u përgjigjur për akuzat me të cilat ngarkohen.

Por Gjykata Themelore në Prishtinë bëri të ditur se deputetët Kurteshi e Shala e kanë njoftuar gjykatën se kanë angazhime në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për shtyrjen e seancës për shkak te mocionit në Kuvend e ka konfirmuar për KALLXO.com, Naser Sopjani avokat i Haxhi Shalës.

“Seanca e sotme nuk është mbajtur për shkak të angazhimeve të deputetëve në Kuvend të Kosovës për seancën e mocionit të qeverisë”, tha Sopjani.

Avokatja e Ismajl Kurteshit, Teuta Zhinipotoku, deklaron se seanca e sotme e caktuar është shtyrë për datën 13.06.2017 në orën 10.00 për shkak se i akuzuari Ismajl Kurteshi nuk ka mundur të marrë pjesë sepse sot ka seancë në  Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata është njoftuar edhe me parashtresë”, tha ajo.