Protesta e punëtorëve shëndetësorë në Pejë | Foto: KALLXO.com

Mjekët në Protestë për Kushte më të Mira

Punonjësit shëndetësorë e nisën sot me protestë orarin e tyre zyrtar të punës.

Ata nën organizimin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës po protestojnë në lidhje me mosndryshimin e Ligjit për Pagat që sipas protestuesve është diskriminues për punëtorët shëndetësorë.

Këta punëtorë janë të pakënaqur edhe me mosrritjen e pagave.

Në Pejë para spitalit rajonal protestuesit kërkuan kushte më të mira të punës dhe punësim të të rinjve.

Protesta e punonjësve shëndetësorë që ata e quajtën paralajmëruese zgjati nga ora tetë deri në orën 9:00 kur protestuesit iu kthyen vendeve të tyre të punës.