Pal N. Lekaj, djaloshi që prej dje nuk u kthye në shtëpi | Foto: Facebook

I Mituri i Zhdukur Dje në Gjakovë Është në Duart e Policisë

Komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj, sapo konfirmoi lajmin se Pal Hiseni, 15-vjeçari nga Gjakova i zhdukur dje rreth mesditës është në duart e Policisë së Kosovës.

“Djali është në duart e Policisë në Fushë-Kosovë“, tha Gjokaj për KALLXO.com.

Po ashtu, ai tha se Pal Hiseni shumë shpejt do të arrijë në Gjakovë.

Më herët, Krist Gjokaj tregoi se i mituri që është në kërkim nga Policia i është lajmëruar babait të tij në telefon.

Sipas komandantit të Policisë, djali ka thënë se është në një depo me emrin “Benjamini Komerc” dhe se më pas i është ndalur telefoni.

“Policia i ka lokalizuar dy vende dhe janë në kërkim. Policia ende nuk e ka në dorë të miturin”, shtoi Krist Gjokaj për KALLXO.com.

Se familja ka kontaktuar me 15-vjeçin Pal Hiseni, ka treguar edhe motra e tij, Dorentina.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar: “Të nderuar, vëllai im Pali është lajmëruar, nuk kemi te dhëna të sakta të vendndodhjes së tij, por jemi në pritje të na lajmërojnë organet shtetërore për gjetjen e tij!”.

KALLXO.com publikoi sot apelin e babait të Palit, Nikës, për t’i ndihmuar për gjetjen e djalit të tij, i cili për herë të fundit ishte parë dje rreth mesditës.