Homazhet në Mitrovicë për Bajram Rexhepin - Foto: Rtv21

Mitrovica Nderon ish-Kryetarin e Saj

Në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe para arkivolit me trupin e pajetë të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Homazhe ka bërë edhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë Avni Kastrati me bashkëpunëtorë si dhe qytetarë të shumtë.

Rexhepi do të varroset në orën 16 e 30 në Shipol të Mitrovicës me ceremoni shtetërore. / 21Media