Vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi - Foto: KALLXO.com

Misioni i OSBE-së Dënon Vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar pas lajmit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Ai ka qenë një nga përfaqësuesit më të shquar të serbëve të Kosovës për pothuajse dy dekada. Ka treguar angazhim të palodhshëm në të mirë të komunitetit të tij dhe ka qenë bashkëbisedues i vlerësuar në Kosovë”, citohet të ketë thënë ambasadori Braathu.

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është thellësisht shqetësuese”, ka shtuar ai sipas një komunikate të OSBE-së.

“E kam pasur privilegjin që ta njoh personalisht për vite dhe gjithmonë e kam admiruar intelektin, qetësinë dhe përkushtimin e tij. Të shohësh vrasjen e një politikani me gjakftohtësi në vitin 2018 në Kosovë është mendim shqetësues. E dënoj në mënyrën më të fuqishme këtë akt mizor dhe i ftoj zbatuesit e ligjit, por edhe akterët tjerë, që të bëjnë gjithçka që munden për t’i sjellë kryerësit para drejtësisë. Ky do të jetë test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shtuar Braathu.

Vrasjen e Ivanoviqit e ka dënuar edhe Bashkimi Europian.

http://kallxo.com/reagon-ndaj-vrasjes-se-ivanoviqit/

Ndërsa, institucionet e Kosovës, Presidenca e Qeveria përpos që e kanë dënuar vrasjen e politikanit serb, kanë kërkuar nga organet e rendit zbardhjen sa më shpejt të kësaj vrasjeje.

http://kallxo.com/presidenti-kerkon-zbardhjen-e-vrasjes-se-ivanoviqit/

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra sot në mëngjes në Mitrovicën Veriore nga persona të panjohur, të cilët e qëlluan me plumba nga një veturë në lëvizje.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/

Ndërsa, KALLXO.com publikoi foto të një veture që besohet se u përdor në atentatin ndaj Ivanoviqit.