Mishçeviq: Ata që Kryen Krime, Duhet Dënuar

Për krimet e luftës dhe për dënimin e personave të cilët kanë kryer këto krime, kryenegociatorja për negociatat e pranimit të Serbisë në BE-në, Tanja Mishçeviq, tha se ata duhet të dënohen pa marrë parasysh kombësinë e askujt.

“Më lejoni t’ju them që unë kam qenë një pjesëmarrëse e fuqishme e Lëvizjes Qytetare gjatë viteve të 90-ta dhe fuqishëm kam përkrahur apo mbështetur idenë që krimet e luftës duhet të ndiqen penalisht pa marrë parasysh kombësinë e askujt”, tha Mishçeviq.

Ajo tha se ata që kanë kryer krime të luftës duhet të ndiqen penalisht qoftë nga gjykata vendore qoftë nga ato ndërkombëtare.

“Ata që kanë kryer krime të luftës ata që kanë emra, dhe ata që duhet të ndiqen penalisht, qoftë nga gjykata vendore apo ndërkombëtare apo gjykatat e financuara nga ndërkombëtarët, qoftë Tribunali i Hagës apo Gjykata e sapothemeluar për krimet që janë kryer në Kosovë”, tha Moshçeviq.