Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

UP Miraton Dorëheqjen e Prorektorit Afrim Hoti

Kjo për faktin se Këshilli Drejtues i UP-së më 27 prill 2017 ka miratuar dorëheqjen e Hotit nga pozita e prorektorit.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e Hotit mbi dorëheqjen e tij, e cila mban datën 25 prill 2017.

Dy ditë pas kërkesës për dorëheqje,  Këshilli Drejtues i UP-së e ka miratuar atë.

“Përmes kësaj shkrese ju njoftoj se dorëhiqem nga pozita e prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Në takimin që se fundmi kisha me rektorin konstatuam se problemet dhe proceset në Universitet i shohim ndryshe”, thuhet në shkresën e dorëheqjes së Hotit.

Ndër të tjera, në kërkesën e tij, Hoti ka përmendur edhe të arriturat e UP-së për periudhën njëvjeçare sa ai ka qenë pjesë e institucionit më të lartë të dijes.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë që një vit më pas UP-në pos shumë aktiviteteve ndërkombëtare, po e lë të anëtarësuar në Asociacionin e Universiteteve të Frankofonisë, me numrin më të madh që ndonjëherë ka pasur UP ai aplikacione në projektin Erasmus, Zhan Monet, IPA dhe të tjera dhe me numër enorm të marrëveshjeve bilaterale që UP ka lidhur me universitetet nga Evropa, SHBA dhe Turqia”, thuhet në kërkesën për dorëheqje të Hotit.

Kjo është kërkesa që Hoti ia ka dërguar rektorit Dema për dorëheqje.

Lidhur me këtë rast KALLXO.com raportoi ditë më parë.

http://kallxo.com/marjan-demes-largohet-nje-prorektor/

Aso kohe Hoti kishte dhënë arsyet e njëjta për dorëheqjen e tij duke thënë se nuk po pajtohet me politika menaxhuese të UP-së.

Gjatë ditës së martë, KALLXO.com kishte raportuar edhe për dorëheqjen e kryetares së Këshillit Etik të UP-së Myzafere Limani.

Limani për KALLXO.com kishte thënë se arsyet e dorëheqjes janë personale.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-kryetarja-e-keshillit-etik-te-se/