Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Miratohet Raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale

Kuvendi i Kosovës gjatë vazhdimit të seancës së mbetur nga sesioni vjeshtor, e miratoi Raportin Vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Ky raport u miratua me 67 vota për dhe një abstenim në tentativën e dytë.

Herën e parë në lidhje me këtë fond votuan vetëm 60 deputetë dhe votimi pastaj u përsërit.