Fshati Shipitullë; Foto: KALLXO.com

Miratohet Propozimi për Shpronësime në Hade e Shipitullë

Propozim-vendimi ka të bëjë me pronat e pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK-ut.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka thënë se pas përmbushjes së procedurave ligjore për shpronësim të pronave kërkon nga Qeveria që të nxirret vendimi që ky propozim të miratohet.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ky është një proces i koordinuar nga dy ministritë, ajo e Mjedisit dhe Zhvillimit Ekonomik, së bashku me KEK-un.

Ai ka thënë se më këtë veprim janë krijuar kushte që të shmanget kriza energjetike.

Çështja e shpronësimeve në Shipitullë ishte diskutuar në mbledhjen e Qeverisë në detyrë edhe më 2 gusht.

Kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se Qeveria e Kosovës do të marrë të gjitha masat që Kosova të mos mbetet pa energji elektrike.

Drejtues të Korporatës Energjetike e Kosovës kanë paralajmëruar se nëse nuk bëhet evakuimi emergjent i 8 shtëpive në Shipitullë, do të detyrohej të ndalte prodhimin e rrymës, duke theksuar se rezervat e thëngjillit ishin në ditët e fundit. Prandaj, Kosova rrezikonte të mbetej pa rrymë elektrike.

Evakuimi Emergjent i Shpitullës si Zgjidhje për Parandalimin e Territ