Seanca e sotme e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Miratohet në Parim Projekt-Kodi i Drejtësisë për të Mitur

Projekt-Kodi i Drejtësisë për të Mitur është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Projekt-kodi u miratua me 67 vota për dhe një abstenim.

Ky projekt-kod u miratua pas dy ndërprerjeve të seancës së Kuvendit për arsye se një pjesë e deputetëve nuk rrinin në sallë.

“103 deputetë janë me kartela, e vetëm 49 prej tyre në sallë”, tha kryesuesi Kujtim Shala, kur u detyrua ta ndërpresë seancën.

Pastaj disa deputetë u kthyen në sallë duke mundësuar miratimin e projekt-kodit.

Sot ishte paraparë interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me të shtënat nga Dardan Gashi në një festë në odën e Fatmir Limajt, por Haradinaj nuk ka ardhur në seancë, ngase ndodhet në një vizitë në Gjilan.