Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Miratohet Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Në seancën e sotme, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Projekligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Pro projektligjit votuan 63 deputetë, ndërsa katër abstenuan.

Me këtë ligj që u miratua sot rregullohen dënimet penale, dënimet për kundërvajtje, masa e trajtimit të detyrueshëm dhe aplikimi i masës së paraburgimit.

Ky projektligj u miratua pa amendamentin e deputetit Nait Hasani që parashihet zvogëlim të dënimeve të të dënuarve për një të tretën.

Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nuk ishte miratuar në seancën e kaluar më 11 prill, pasi shumë nga deputetët edhe pse ishin në seancë, nuk votuan.

http://kallxo.com/nuk-votohen-ne-kuvend-pikat-e-mbetura/

Ambasadori amerikan Delaëie e kishte kërkuar miratimin e Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, pasi kishte thënë se me të politikanët nuk munden t’i shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut.

Kuvendi sot miratoi edhe programin e punës së tij për 2017-ën me 57 vota pro, 14 kundër dhe katër abstenime.

Programin e punës e kritikoi deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli.

“Ky më shumë është program teknik se politik. Do të duhej të ishte e kundërta, do të duhej që të promovonte e të nxirrte ligje që promovojnë politika të caktuara.  Më shumë kemi plotësim ndryshime sesa ligje të reja. Kjo tregon jo seriozitet në radhë të parë të kryetarit të Kuvendit”, tha Tërmkolli.