Miratohet Liberalizimi për Ukrainën, Diplomati Gjerman i Mllefosur në Kosovën

Lajmi për këtë vendim erdhi vetëm një ditë pasi Kuvendi i Kosovës, në vend se ta hedhë në votim marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kushtin e vetëm që Kosova duhet ta plotësojë për liberalizim të vizave, zgjodhi ta votojë rrëzimin e qeverisë dhe të shpërndahet duke humbur çdo shpresë për kosovarët që ky kusht të plotësohet, së paku, brenda tre muajve të ardhshëm.

Në këtë frymë, ish ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, tash ambasador në Ukrainë, uroi shtetasit e Ukrainës për këtë vendim, por u shpreh i mllefosur për bllokadën në Kosovë.

“Urime Ukrainë, Urime Europë! BE mori vendimin final për liberalizimin e vizave. U kry”, shkroi ambasadori Reichel në profilin e tij në Facebook.

“Në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është e paaftë për t’i përmbushur kushtet. Në vend të kësaj, ka zgjedhje të parakohshme. S’kam koment”, tha diplomati Reichel.