Miratohet Koncept-Dokumenti për Pagat

Në mbledhjen e qeverisë u miratua koncept-dokumenti për pagat qwë realizohen nga buxheti i Kosovës

Koncept-dokumentin për pagat e paraqiti në qeveri ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar.

“Ky dokument është gjithëpërfshirës. Rregulla minimale do të caktohen edhe për trupat që nuk financohen direkt nga buxheti i shtetit. Rritja e pagës do të bëhet sipas GDP-së. Rritja do te bëhet edhe për përvojën e punës dhe performancën në punë si bonus”, tha Yagcilar.

Ministri Bedri Hamza tha se Ministria e Administratës Publike duhet të koordinohet me Ministrinë e Financave rreth koncepr-dokumentit për paga.

“Kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Financave, ngase kostoja e paraparë mbi 62 milion për tri vite 2018-2020 do të mund të jetë edhe më e lartë”, tha Hamza.

Në Kuvendin e Kosovës në interpelancën e Kryeministrit Haradinaj për vendimin e rritjes së pagave u konsiderua si dobësi që nuk ka një Ligj për Pagat.