Miratohet Komisioni që do ta hetojë Dëbimin e Shtetasve Turq

Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

66 deputetë votuan për, ndërsa pesë ishin kundër.

Dje pasi nuk u votua formimi i këtij komisioni, deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshuan seancën, duke mos pranuar që të votojnë projektligje tjera.

Gjashtë shtetasit turq u deportuan nga Kosova më 29 mars.