Mbledhja e Qeverisë | Foto: Atdhe MUlla

Miratohet Deklarata për Demarkacionin si Aneks-Marrëveshje

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar deklarata e presidentëve Thaçi e Vujanoviq për demarkacionin që qeveria e konsideron aneks-marrëveshje

“Unë kam qenë në diskutim të vazhdueshëm me presidentin dhe me këtë deklarate të përbashkët me këtë aneks marrëveshje, janë krijuar mundësitë që e drejta e Kosovës në territor dhe të ratifikohet demarkacioni”, tha Haradinaj.

Ai më tutje në mbledhjen e qeverisë tha se Kosova po tregon “zotësinë e saj institucionale duke e respektuar të drejtën e popullit të Kosovës”.

Haradinaj pastaj kërkoi miratimin e aneks-marrëveshjes.

Deklarata si aneks-marrëveshje u miratua nga kabineti qeveritar.