Mbledhja e sotme e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Miratohet Buxheti i Rishikuar

Ky projektligj u votua nga 70 deputetë, 2 ishin kundër, e dy abstenuan.

Deputetët miratuan edhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Për këtë projektligj pro votuan 65 deputetë, 2 ishin kundër e një abstenoi.

Gjatë seancës së sotme, pas votimit për shmangie të rregullores, u miratua edhe marrëveshja për efiçiencë të energjisë mes Bankës Gjermane KfW dhe Qeverisë së Kosovës.

Aktualisht në Kuvend po shqyrtohet Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Vitin 2015.