Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë - Foto: KALLXO.com

Minxhozi: Kosova dhe Shqipëria Janë të Bashkuara, Kanë Synim BE-në

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë shënoi 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë eveniment të ftuar ishin mbi 1 mijë e 500 zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të tjerë.

Shënimi i përvjetorit u mbajt sonte në sallën e panaireve ndërkombëtare.

Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, duke folur për historinë shqiptare ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara dhe kanë synim rrugëtimin e tyre në Bashkimin Europian.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjaku, flamuri dhe gjuha “na kanë bërë shqiptarë, por me u ndier krenar me këtë komb është fuqia dhe përcaktimi drejt proceseve euroatlantike”. /21Media