Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në takim me udhëheqësit e MCC- Foto: MMPH

Ministrja Reshitaj Takon Drejtuesit e MCC-së, Ajri në Kosovë Temë Kryesore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka takuar gjatë ditës së sotme në Uashington drejtuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) me të cilët ka diskutuar temën e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Sipas njoftimit të MMPH-së, në takim  u diskutua për definimin e projektit për matjen dhe publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Kosovë.

Reshitaj sipas njoftimi është shprehur e kënaqur që një pjesë e programit të MCC-së është mbështetja për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

“Është shumë e rëndësishme, mbështetja që ju do t’i jepni institucionit tonë për të monitoruar dhe raportuar në mënyrë efektive treguesit e përzgjedhur mjedisorë. Ky aktivitet do të forcojë aftësinë e shoqërisë civile për të interpretuar të dhënat dhe për t’u angazhuar në mënyrë  produktive në këto çështje”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.

Sipas njoftimit,  udhëheqësit e MCC-së kanë ri konfirmuan mbështetjen e tyre për Kosovën, duke theksuar se bashkëpunimi me ministrinë e mjedisit e ne veçanti me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit është shumë i rëndësishëm në arritjen e progresit në fushën e mjedisit e në veçanti në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Ata potencuan rëndësinë e matjes dhe transparencës në publikimin e të dhënave për cilësinë e ajrit”, janë deklaruar udhëheqësit e MCC, thuhet në njoftimin e MMPH-së.