Ministrja Dhurata Hoxha në panairin e grave ndërmarrëse - Foto: KALLXO.com

Ministrja Hoxha u premton mbështetje grave ndërmarrëse (FOTO)

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, e ka vizituar sot panairin “Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave”.

Ky panair po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

Gjatë panairit të organizuar nga Ministria që ajo e drejton, ministrja Hoxha u premtoi grave ndërmarrëse mbështetje nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, ajo tha se e ka konsideruar dhurimin e bizhuterive dhe suvenireve vendore si dhurata gjatë vizitave jashtë vendit.

Hoxha tha se progresi i grave është i lidhur me integrimin europian.