Ministrja Hoxha Informohet për Sfidat e Gjykatës së Prizrenit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, kanë biseduar sot për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimit të proceseve brenda përgjegjësive të ndërsjella.

Sipas zëdhënëses së Gjykatës së Prizrenit, Afërdita Kicaj, kryetari i Gjykatës e njoftoi ministren për rezultatet, aktivitetet dhe sfidat e institucionit që drejton.

Sfidat kryesore sipas kryetarit Ymer Hoxha janë numri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve, i bashkëpunëtorëve profesionalë dhe stafit administrativ, si dhe hapësirat e pamjaftueshme të Gjykatës.

Zëdhënësja Kicaj tha se përveç sfidave dhe rezultateve të punës si çështje që u diskutua në këtë takim ishte edhe procesi i reformimit legjislativ.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë tha se vizitën po e realizon me qëllim që të njoftohet për së afërmi me kushtet në të cilat punon kjo Gjykatë dhe gjithashtu të njoftojë kryetarin e saj për mbështetjen e fuqishme në punën që po e bëjnë.

Ditë më parë, ministrja Dhurata Hoxha ka zhvilluar një vizitë të ngjashme edhe në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

http://kallxo.com/ministrja-hoxha-premton-perkrahje-per-gjykaten-e-gjakoves/