Ilustrim | Foto: KALLXO.com

Ministria Thotë se Veteranëve Sot u Dalin Pensionet

Veteranëve të UÇK-së, sipas Ministrisë së Financave, u kanë dalë sot pensionet.

“Njoftojmë veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit të Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave.

Ministria njofton se veteranët do të paguhen edhe për pagat e mbetura borxh.

“Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Dhe mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme”, thuhet në komunikatë.

Sot Presidenti Hashim Thaëi nënshkroi dekretimin e plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Buxhetin, me të cilin iu hap rruga pagesës së veteranëve.

http://kallxo.com/presidenti-thaci-dekreton-rishikimin-e-buxhetit/

Para dy ditësh Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot veteranët do t’i marrin pensionet.