Ministria Kthen në Punë Drejtorin e Dënuar

Pas më shumë se një viti nga suspendimi, Naser Bajraktari është kthyer në pozitën e drejtorit të Departamentit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në vendimin e marrë nga sekretari i kësaj Ministrie Arben Çitaku thuhet Bajraktari kthehet në pozitën që kishte sipas akt-emërimit të tij të vitit 2013.

“Revokohet vendimi nr. 75/2015, datë 05.05.2015, për pezullimin e menjëhershëm nga detyra me pagesë prej 50 % të rrogës z. Naser Bajraktari, udhëheqësi Departamentit të Ujërave-MMPH. Naser Bajraktari kthehet në pozitën drejtor i Departamentit të Ujërave, sipas Akt Emërimit, datë 04.04.2013”, thuhet në vendimin që mban nënshkrimin e sekretarit të kësaj Ministrie, Arben Çitaku.

Më tej në vendimin për kthimin e tij në punë thuhet se komisioni disiplinor ka vendosur që nëpunësi civil Naser Bajraktari të kthehet në pozitën e njëjtë.

Bajraktari ishte suspenduar nga puna e tij si drejtor i Departamentit të Ujërave pasi që ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për deklarim të rrejshëm të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

 

http://kallxo.com/bajraktari-ne-banken-e-te-akuzuarve-per-mosdeklarim-te-10-mije-eurove/

http://kallxo.com/naser-bajraktari-u-suspendua-per-10-mije-eurot-e-dyshimta/

Ai ishte shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy muaj burg dhe 200 euro gjobë.

http://kallxo.com/dy-muaj-burg-dhe-200-euro-gjobe-per-naser-bajraktarin/

Në lidhje me rastin e Naser Bajraktarit KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi.

Ministria e Mjedisit Nuk Mban Premtimin

http://kallxo.com/10-mije-eurot-e-fshehura-te-drejtorit-te-ujerave/

Të Organizuar Hapur Kundër Shtetit

Drejtori Që Mbikëqyrë Veten