Foto-ilustrim

Ministria e Shëndetësisë Pezullon Dy Zyrtarë

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna dy zyrtarë të saj pasi që kundër tyre ka aktakuzë.

Në përgjigjen që ka marrë KALLXO.com, Ministria konfirmon pezullimin nga puna me pagesë të gjysmës së pagës të dy zyrtarëve të saj, B.F. dhe I.H., deri në një vendim tjetër.

“Duke u bazuar në informimin nga Gjykata lidhur me Aktgjykimin me nr. PAKR 487/13 nga Gjykata e Apelit ku në pikën II të dispozitivit, dhe pasi aktgjykimi i ankimuar i Gjykatës themelore në Prishtinë P. nr. 709/12 është kthyer në rigjykim nga organet e drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për pezullimin nga puna me pagesë (50 % të pagës) të dy zyrtarëve të saj, B. F. dhe I. H.  deri në një vendim tjetër”, është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë në pyetjen e KALLXO.com rreth këtij rasti.

Ministria nuk dha detaje se për çka akuzohen zyrtarët në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar për shkak të aktakuzës edhe zyrtarë të tjerë të rastit “Stenta”. Në mesin e tyre është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Gani Shabani.

http://kallxo.com/rasti-stenta-ministri-pezullon-sekretarin-2/

Largime e dorëheqje për rastin “Stenta” ka pasur edhe në institucionet spitalore.

Në rastin ”Stenta” janë të akuzuar 64 persona, prej të cilëve 44 janë mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si  dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore.

Për rastin “Stenta” i akuzuar shtë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-ferid-aganit-dhe-63-personave-te-tjere/

Në tetor të vitit 2014, KALLXO.com ka publikuar përmbajtjen e SMS-ve dhe bisedave të bëra ndërmjet mjekëve të përfshirë në aferën “Stenta”.

http://kallxo.com/sms-te-e-mjekeve-te-arrestuar/

Ndërsa, në emisionin “Jeta në Kosovë“ ishte trajtuar çështja e vendosjes së stentave pacientëve pa pasur nevojë për to.

Skandalet e Mjekëve me Stenta

Kurse, KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për rastin “Stenta”. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

Në një fjalim me rastin e tetëvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, në prill të vitit të kaluar, presidenti Hashim Thaçi ishte zotuar se në institucionet e vendit nuk do të ketë njerëz me aktakuza.

“Njerëz me aktakuza nuk do të këtë në institucione apo agjenci. Edhe në listat zgjedhore të partive politike nuk duhet të jenë të njëjtit”, kishte thënë presidenti Thaçi.

Me gjasë, duke u nisur nga kjo kërkesë e presidentit, por edhe duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil, kryetari i porsazgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkarkoi katër zyrtarë komunalë.

http://kallxo.com/ramiz-lladrovci-pezullon-kater-zyrtare-komunale/

Njësoj ka vepruar edhe Komuna e Gjakovës.

http://kallxo.com/komuna-e-gjakoves-pezullon-4-zyrtare-te-saj/