Bartja e kufomave pas zhvarrimit | Foto: KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë: Ne nuk e Kontraktuam Gazin

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për medie bëri të ditur sot se nuk është kontraktuese e gazit N2O që dyshohet se shkaktoi vdekjet e javës së kaluar në QKUK.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron të shpjegojë opinionin se kjo Ministri nuk është autoriteti që e ka kontraktuar gazin medicinal ‘N2O’, i cili përdoret në sallat operative të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, siç është raportuar gabimisht sot në disa media, pasi që QKUK është institucioni që ka lidhur kontratën me operatorin ekonomik për furnizim me gazin e shumëpërmendur”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ministria më tutje edhe njëherë bën të ditur se do t’i hetojë këto vdekje të dyshimta në mënyrë transparente.

“Ministri Ismaili ka urdhëruar Inspektoratet që të kryejnë hetime të pavarura dhe të detajuara lidhur me vdekjet e dyshimta të raportuara në QKUK, përmes një procesi transparent për publikun për çdo veprim të ndërmarrë”, shpjegon ministria.

KALLXO.com kishte shkruar edhe për reagimin e mëhershëm të ministrit Ismaili pas lajmeve për këto vdekje.

http://kallxo.com/ministri-deklarohet-per-vdekjet-e-dyshimta-ne-qkuk/

Për vdekjet e dyshimta në QKUK ka nisur hetimet edhe prokuroria në Prishtinë.

Prokuroria të enjten urdhëroi zhvarrimin e tre të vdekurve- në Regjionin e Prishtinës, Skenderaj dhe Viti, ndërsa atyre autopsia iu krye të premten.

http://kallxo.com/zhvarrosen-personat-qe-vdiqen-ne-qkuk/

http://kallxo.com/perfundon-autopsia-e-viktimave-te-vdekjeve-te-dyshimta/