Arkiv

Ministria e Infrastrukturës në Kujdestari për Lëvizje të Lirë nga Bora

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një videoje të postuar në Facebook, ka përcjellë mesazhin te qytetarët se janë në kujdestari për të mundësuar lëvizjen e lirë nga bora.

“Ministria e Infrastrukturës janë në kujdestari të vazhdueshme për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët tonë”, ka shkruar Lekaj.

Sipas tij, rrugët janë të qarkullueshme pa ndonjë vështirësi dhe komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht.

Mirëmëngjesi Kosovë!Ministria e Infrastrukturës janë në kujdestari të vazhdueshme për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët tonë. Rrugët janë të qarkullueshme pa ndonjë vështirësi dhe komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht.

Publiée par Pal Lekaj sur Vendredi 23 mars 2018

Ndërkaq, sot në Kosovë, pritet të mbajë mot i vranët. Në orët e mëngjesit mund të ketë reshje bore të cilat në mesditë pritet të pushojnë, kurse në orët e mbrëmjes, sërish të përsëriten.

Temperaturat do të sillën në mes minus 5 e 0 gradë Celsius. Edhe në ditën e parë të fundjavës, pritet të kemi mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në orët e mëngjesit, kur mund të sjellin reshje bore.

Dje KALLXO.com shkroi se vetëm në Prishtinë e rrethinë kishte 37 aksidente.

http://kallxo.com/37-aksidente-ne-2-ore-e-30-minuta/